Health & Beauty Lifestyle

Koha që qëndrojmë në dush lidhet me vetminë?! Ky studim mund t’ju surprizojë!

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur që të shpenzojmë shumë kohë në dush. E mesa duket, ky zakon tregon shumë për ne sipas ekspertëve. Në këtë mënyrë të nënvetëdijshme, ne dërgojmë mesazhe për gjendjen e emocioneve tona ose mënyrën se si mendojmë.

Ndonëse shumë ekspertë pohojnë se njerëzit që bëjnë dush të gjatë janë jashtëzakonisht kreativë, pra që të qenit në dush nxit ide të reja, por edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme, disa studime kanë ardhur në përfundime të tjera. Së fundmi është dalë në rezultatet se njerëzit që qëndrojnë më gjatë në dush ose në vaskë ndihen më shpesh të vetmuar dhe të izoluar. Studiuesit besojnë se në mënyrë të nënvetëdijshme e përdorin dushin si një zëvendësim për ngrohtësinë emocionale që u mungon.

Gjithashtu, shumë njerëzve u pëlqen të këndojnë gjatë dushit. Nëse një person këndon me zë të lartë, ai ndoshta është gjithmonë i zhurmshëm dhe plot vetëbesim. Nuk i intereson nëse dikush e dëgjon dhe aq më pak se çfarë mendojnë për cilësitë e tij vokale.