Aktualitet Bota

Pritet kasaphanë pas kapjes së kokainës 430 milionë sterlina të dërguar nga kolumbianët dhe shqiptaret në Irlandë

Autoritetet irlandeze janë duke u përgatitur dhe paralajmërojnë për një valë vrasjesh dhe një kasaphanë mes karteleve të drogës pas kapjes së sasisë më të madhe në historinë e atij vendi te kokainës me një vlerë 430 milionë sterlina.

Karteli vrastar kolumbian, Gulf Clan, një konsorcium kriminal evropian i drejtuar nga shqiptarët dhe karteli irlandez Kinahan mendohet, sipas hetuesve se janë grupet kryesore kriminale, pas kësaj dërgese të kapur nga forcat speciale në një anije transporti. Mendohet se janë 20 grupe me qendër në Evropë të përfshira në operacionin e trafikimit e drogës të ideuar dhe drejtuar nga Dubai, ku besohet se jetojnë shumica e figurave më të rëndësishme të trafikut te kokaines, mes tyre edhe shumë bosë të krimit shqiptar.

Hetimet po kryhen në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe, për identifikimin e atyre që qëndrojnë pas organizimit të kësaj dërgese kokaine, dhe sipas gazetës Irish Examiner, karteli kolumbian më i madh Clan del Golfo si dhe një konsorcium kriminal evropian i drejtuar nga shqiptarët, janë të dyshuarit kryesor të kësaj dërgese që ka nisur nga Venezuela. Besohet se karteli irlandez Kinahan ka gisht në këtë operacioni trafikimi të drogës nga Amerika e Jugut. Ka një shqetësim të madh në radhët e autoriteteve ligj zbatuese se pritet një kasaphanë e vërtetë dhe vrasje mes karteleve dhe grupeve kriminale pas humbjes se një sasie kaq të madhe kokaine.

Ishte informacioni i dhënë nga DEA amerikne që cojë në kapjen e kësaj ngarkesë droge, pas ndërhyrjes dhe një operacioni mjaft të madhe te forcave special në det në bordin e anijes Mathew e nisur nga Venezuele në 18 gusht, e cila pasi kaloj Atlantikun, qëndroj një javë në ishujt Kanarie përballë Afrikes dhe më pas vazhdoj udhëtimin pa qëndruar në Spanjë dhe Francë për tu ndaluar në afërsi të Irlandës.

Sipas specialistëve, sasitë e mëdha të drogës të dërguara nga Amerika Latinte tregojnë qartë për sasinë e mëdha të drogës në dispozicion si dhe sasinë e parave të gatshme për blerjen e saj ne Evrope.