Showbiz

Probleme në parajsë?! Justin dhe Hailey shtyjnë sërish martesën

Sipas revistës prestigjose “People”, Justin Bieber dhe Hailey (Baldwin) Bieber do të kurorëzoheshin në martesë këtë muaj por duket se nuk janë ende gati.

Konfirmohet se dyshja e shumëpërfolur kanë shtyrë sërish ceremoninë tradicionale të martesës në Kishë por jo sepse kanë probleme me njëri-tjetrin dhe nuk janë gati të ecin drejt altarit.

Edhe pse fansat fillimisht u alarmuan duke menduar se mes tyre mund të ketë një ndarje, në fakt burime pranë tyre thonë krejtësisht të kundërtën.

Duket se e vetmja gjë që i pengon është vendosja e një date që do të jetë e përshtatshme që asnjëri nga miqtë e tyre të mos mungojë në këtë ditë të veçantë.