Celebrities Film & Tv Showbiz

Producentja Amy Pascal i paska lajmëruar çiftet e famshme të ruajnë privatësinë por askush se ka dëgjuar!

Mund të jenë çifti më i bukur por përsëri ka diçka. Si Zendaya po ashtu edhe Tom Holland janë këshilluar nga producentja e Spider-Man, Amy Pascal që të mos dilnin me njëri-tjetrin. Amy e zbuloi vetë këtë për “New York Times” javën e kaluar ku u shpreh se:

Unë i mora Tom dhe Zendaya mënjanë, veç e veç, kur i pamë për herë të parë dhe u dhamë një leksion. Mos shkoni atje, thjesht mos. Mundohuni të mos e bëni.

Paralajmërimi i prodhueses së “Venom” ra qartësisht në vesh të shurdhër dhe nuk është hera e parë që ndodh.

Unë i dhashë të njëjtën këshillë Andrew Garfield dhe Emma Stone. Thjesht mund t’i komplikojë gjërat, e dini? Dhe të gjithë më injoruan.

Andrew dhe Emma u takuan në xhirimet e filmit “The Amazing Spider-Man” të vitit 2012. Thashethemet dolën se të dy ishin në lidhje në vitin 2011, dhe ata qëndruan së bashku për disa vite përpara se të ndaheshin në 2015.

Sa i përket dy yjeve aktualë të Spider-Man, marrëdhënia e tyre është mjaft e bukur. Të dy u panë duke u puthur në Los Angeles në korrik dhe bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq së fundmi. Filmi i tyre i ri, “Spider-Man: No Way Home”, u publikua në kinematë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar të premten.

“Spider-Man: No Way Home” ka kaluar çdo pritshmëri. Për shumë pak orë filmi më i ri i “Marvel Cinematic Universe” ka fituar 121.5 milionë dollarë në shitjet e biletave brenda SHBA. Analistët deklaruan për “CNBC” se pritet që filmi të gjenerojë më shumë se 250 milionë dollarë, ose mund të arrijë në 265 milionë dollarë.

Tashmë, “Spiderman: No Way Home” është zyrtarisht filmi me fitimin më të lartë të epokës së pandemisë, por ka shansin gjithashtu të renditet në 10 filmat më të shitur në historinë e kinematografisë.