Politikë

Projektligji për buxhetin e vitit 2021, Presidenti Meta e kthen për rishqyrtim në Kuvend

Presidenti Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2021 dhe arsyet i rendit drejtori i Kabinetit të kreut të shteti. Edmond Panariti, thekson se arsyeja madhore është fakti që në këtë paketë nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme për pandeminë dhe pasojat e saj.

Gjithashtu, Buxheti për vitin e ardhshëm nuk u dekretua pasi në të nuk parashikohen programe për të mbështetur bizneset apo papunësinë. Presidenti Meta në dokumentin e kthyer argumenton se qeveria nuk ka një plan të qartë për të ulur nivelin e borxhit publik që sipas tij paraqet një risk të madh për ekonominë e vendit. Një ndër arsyet e kthimit evidenton kreu i shtetit është se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për të mos zgjeruar projektet e Partneriteti Publik Privat teksa shqetësime ngre edhe mbi detyrimet e prapambetura.

Edhe Korporata e Investimeve cilësohet problematike pasi sipas argumenteve të kreut të shtetit vënia në funksion e saj do të sjellë rreziqe të reja fiskale për ekonominë e vendit.