Aktualitet

Prokuroria e Tiranës nis procedim penal për zjarrin e 11 shkurtit në Urgjencën e QSUT-së!

Zjarri i tre javëve më parë në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Në njoftimin zyrtar theksohet edhe se “ky procedim penal është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencës së QSUT-së, në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit.

Po ashtu, mësohet se organi i Akuzës së kryeqytetit ka urdhëruar administrimin e të gjitha provave për të dokumentuar shkakun e gjithashtu vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e këtij dëmi. Lidhur me shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare pritet të konkludohet me administrimin e akteve procedurale dhe atyre të ekspertimit.

Njoftimi zyrtar: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal 1578, dt.29.02.2024 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Ky procedim penal është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.