Sport

Prokuroria heton Juventusin për manipulim financiar, 16 persona nën hetim!

Prokuroria e Torinos bën të ditur se 16 persona janë  nën hetim në përfundim të hetimeve paraprake në çështjen e plusvalencave.

Mes të hetuarve janë edhe klubi i Juventusit në cilësinë e personit juridik, presidenti Andrea Agnelli, zv/presidenti Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene.

Sipas organit të akuzës në kryeqendrën e rajonit të Piemontes, Juventusi ka manipuluar bilancet financiare të viteve 2018, 2019 dhe 2020 nëpërmjet 2 mekanizmave, i pari ka të bëjë me shkëmbime futbollistësh me vlera të përcaktuara nga palët në mënyrë arbitrare me qëllim përballimin e nevojave të bilancit të momentin, mekanizmi i dytë është manovra me pagat.