Sociale

Pse shumë parashikime rreth Covid-19 ishin të pasakta?!

Të shumta qenë në këto dy vite pandemie parashikimet për “Armagedonin” ekonomik. Jerusalem Demsas tregon katër teori për dështimin e secilit prej tyre…

Arsyeja 1. Të luftosh luftën e kaluar

Në fillim të pandemisë nuk ishin të paktë ata që e krahasuan të fundit krizë ekonomike botërore, atë të 2008 dhe efektet e saj me të mundshmet pasoja të Covid. Historia tregoi që gjërat ishin ndryshe… shumë ndryshe.

Arsyeja 2. Të dhëna pa-mbarim

Të kapur nga ethet e pandemisë në një shkallë të pa-krahasueshme me asgjë që njerëzimi kish kaluar në 100 vitet e fundit, parashikimet e ditës dhe të nesërmen ishin më tepër të mbështetura në paranoja sesa në fakte dhe të dhëna, të cilat në fillim të Covid-19 mungonin.

Arsyeja 3. Anësia

Nuk qenë të pakta organizata të cilat të yshtura nga ‘doom’s day’ nsiën të publikonin studimet në të cilat përfundimet ishin, le të themi të lëkundura prej frikërave dhe jo racionalitetit.

Aresyaj 4. Të nënvlerësosh rezistencën.

Kur gjërat shkojnë për …hmm e kuptoni për ku, ne gjejmë besimin dhe forcën për t’u përshtatur, për të luftuar, për të mbijetuar. Përshtatja njerëzore me gjithçka që i vjen ballë është ajo që thuajse ishte injoruar nga shumica prej ekonomistëve, pavarësisht se është një nga vetitë më të jashtëzakonshme të rracës njerëzore.