sport

Publikohen formacionet zyrtare, Sylvinho përdor skemën 4-2-3-1

Shqipëria përballet me Moldavinë në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të grupit eliminator të Euro 2024-ës. Kuqezinjtë e Sylvinhos e nisën fushatën eliminatore me humbje në Poloni dhe do të kërkojnë fitoren e parë, për të nisur rrugëtimin drejt kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.

Trajneri kuqezi ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, teksa është konfirmuar 11-shja që paralajmëroi SuperSport një ditë më parë. Braziliani ka preferuar skemën 4-2-3-1, me Bajramin, Uzunin e Asanin në mbështetje të Cikalleshit….


Shqipëri – Moldavi, ora 20:45 në SuperSport 2