Showbiz

Publikohet klipi i “Live it Up”, Era Istrefi më energjike se kurrë

Ashtu siç u premtua himni i Kampionatit Botëror të Futbollit solli ditën e sotme edhe klipin e shumëpritur.

Pak javë më parë u lajmërua se zëri zyrtar i saj do të ishte këngëtarja Era Istrefi së bashku me Nicky Jam dhe aktorin Will Smith që i’u rikthye muzikës pas shumë vitesh.

Pjesëmarrja e këngëtares nga Kosova na ka bërë të gjithëve krenarë ndërkohë që ajo shfaqet më energjike se kurrë në klipin e “Live it Up”. Producent i këtij projekti është Dj me famë botërore Diplo.

Ky himn i xhiruar në Barcelonë zgjon atmosferën e botërorit dhe surprizon duke përfshirë edhe lojtarin e famshëm Ronaldihno i cili këtë vit është tërhequr nga futbolli.