Bota Sex

Publikon në rrjet videot “hot” të bashkëshortit që e tradhëtonte, tani e pret gjyqi!

Një hakmarrje që i kushtoi përballjen me drejtësinë, pasi hodhi në rrjet takimet “e nxehta” të bashkëshortit me të dashurën. Protagoniste është një 49-vjeçare nga Cremona e Italisë, e cila mori telefonin celular të partnerit ku gjeti videon hot. Fillimisht e ndau me një mikeshë e më pas e hodhi në rrjetet sociale. E dashura që ishte shoqe e gruas së akuzuar zbuloi në këtë mënyrë se ishte xhiruar fshehurazi dhe bëri kallëzim.

Ngjarja daton dy vjet më parë e ka ndodhur mes Cremona-s e provincës së Piacenza-s, ku zhvilloheshin takimet klandestine. 49-vjeçarja po përballet në proces gjyqësor për “revenge porn”, pra shpërndarjen pa leje në rrjet të fotove e videove me përmbajtje seksuale.

Takimet kryheshin çdo të premte në mëngjes kur gruaja e tradhëtuar gjendej në Milano.

“Nuk e dija që xhirohesha, përndryshe nuk do të jepja konsensus!”. Këto ishin fjalët që paditësja tha në Polici, e tronditur nga fotot intime që iu publikuan.

Ndërkaq, e akuzuara u mbrojt duke thënë se i ndau pamjet e takimeve seksuale vetëm me një shoqe, si një provë e qëllimit për t’u ndarë nga bashkëshorti që e tradhëtonte.