Bota

“Putin u ka dhënë urdhër trupave ushtarake që të pushtojnë Ukrainën”, Daily Mail i referohet raportit të inteligjencës amerikane

Media britanike ‘Daily Mail’, shkruan se sipas një raporti të inteligjencës amerikane, presidenti rus Vladimir Putin tashmë u ka dhënë urdhra trupave ushtarake të tij që të pushtojnë Ukrainën.

“Inteligjenca thotë se trupat ruse në fakt kanë marrë urdhra tani për të vazhduar me pushtimin,” tha David Martin për CBS News.

“Pra, jo vetëm që ata po lëvizin gjithnjë e më afër kufirit dhe këtyre pozicioneve të sulmit, por komandantët në terren po bëjnë plane specifike se si do të manovrojnë në sektorin e tyre të fushës së betejës,” shtoi ai.

“Ata po bëjnë gjithçka që do të bënin komandantët amerikanë sapo të merrnin urdhrin për të vazhduar”.

Zbulimi i Martin vjen pasi presidenti Joe Biden tha të premten se ai ishte shumë i sigurt se Putini tashmë ka vendosur që të sulmojë Ukrainën bazuar në “aftësinë e rëndësishme të inteligjencës amerikane”.