Bota

Putin viziton Krimenë në përvjetorin e aneksimit!

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur të shtunën në Krime, në një vizitë për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të këtij gadishulli ukrainas, ka raportuar media shtetërore ruse.

Televizioni shtetëror ka publikuar disa pamje të Putin, duke ecur me një grup zyrtarësh.

“Presidenti ynë, Vladimir Vladimirovich Putin, di si të na besafojë. Në mënyrë të mirë”, ka thënë guvernatori lokal, Mikhail Razvozhayev.

Rusia e ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014, tetë vjet para nisjes së luftës në pjesën tjetër të Ukrainës.