Bota

Qindra fluturime në ditë për Botërorin, ambientalistët shqetësohen për rritjen e ndotjes në Katar!

Para nisjes së Kupës së Botës në futboll, Katari kishte dhënë garanci se nuk do të tejkalohet niveli i ndotjes. Por shifrat e para për turneun flasin për të tjera të dhënat.

Në një ditë, në Doha kryeqytetin e Katarit regjistrohen më shumë se 500 fluturime. 90% e tyre janë charter për tifozët që duan të ndjekin ndeshjet e ekipeve kombëtare.

Vetëm në Dubai, çdo ditë udhëtojnë për në Doha më shumë se 120 avionë pasagjerësh të kapaciteteve të mëdha.

Parashikimet e ekspertëve ambientalistë ishin se gjatë turneut fluturimet do të shkarkonin në ajër 6 deri në 8 mijë tonë dioksid karboni. Rritja deri në 500 fluturime pritet të çojë edhe më lartë nivelet e ndotjes në Katar.

Ekspertët thonë se stadiumet janë vendosur afër njeri tjetrit dhe kjo bënë që dhe fluturimet të jenë më shpeshta në pak qytete duke shkaktuar ndotje më të madhe.

Kupa e Botës pritet të ndiqet nga 1.2 milionë vizitorë në stadiume. Katari ka vetëm 30 mijë dhoma hoteli. 80% e tyre ishin prenotuar disa muaj para se të niste kampionati. Për të zgjidhur situatën janë hapur vila, apartamente dhe zona të veçanta, por sërish kërkesa e tifozëve mbetet e lartë.