Aktualitet

Radhë kilometrike në Orikum-Vlorë, pushuesit kthehen nga plazhi!

Rradhë kilometrike automjetesh në aksion rrugor Orikum -Vlorë, duke shkaktuar një trafik të rënduar. Shkak është bërë kthimi i pushuesve nga bregdeti ndërsa në këtë aks ka edhe punime ne rrugë, duke e shtuar problematikën e trafikut. Patrulla të policisë janë vendosur në disa pika që bëjnë të mundur drejtimin e  makinave dhe mbarëvajtjen e situatës nga trafiku i rënduar.

Në fundjavë turistët vendas i drejtohen të gjithë bregdetit të jugut duke bërë që në orë të caktuara të ditës të krijohet një trafik i rënduar. Me përfundimin e saj dhe kur nesër nis dhe java e punës për pjesën më të madhe të pushuesve, bën që e diela pasdite të kthehet në një sfidë më vetë për ato, pasi janë të detyruar të presin me orë të tëra në trafik.

Kujtojmë se mbi 1500 efektivë policie janë angazhuar për patrullim në vijën bregdetare dhe në vendet turistike malore, në kuadër të sezonit turistik. Shërbime shtesë janë bërë edhe në tre pikat kufitare kryesore të veriut, Morinë, Muriqan dhe Han të Hotit. E njëjta gjë pritet të bëhet edhe në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, nëse do të hapen, siç shteti grek ka premtuar.Masa shtesë janë marrë edhe nga Policia Rrugore në vendet që paraqesin problematikë!