Bota

Raketat godasin një bllok apartamentesh në Ukrainë, të paktën dy të vdekur dhe 30 të plagosur!

Një raketë ruse ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur 20 të tjerë, pasi goditi bllokun e apartamententeve në një qytet qendror të Ukrainës.

Ky lajm u bë i ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se po vijojnë kërkimet nën rrënoja.

“Mes të plagosurve rëndë është një fëmijë. Një kërkim është duke u zhvilluar për njerëzit nën rrënoja”, tha ai.

Në sulmin në Kryvyi Rih të plagosur rëndë janë pesë persona, kjo sipas guvernatorit të rajonit Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak.