Politikë

Rama: Ballkani ka nevojë për Europën

“Europa ka nevojë për Ballkanin njësoj siç Ballkani ka nevojë për Europën”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Sekretarin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme, Philip Hammond. Shefi i qeverisë shqiptare tha se është koha për të forcuar edhe më shumë marrëdhënien e bashkëpunimit në çdo fushë, që një orë e më parë edhe Ballkani, të jetë i gjithi pjesë e Bashkimit Europian. Nga ana tjetër Hammond u shpreh se Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithnjë mbështetëse e zgjerimit të BE-së.