Aktualitet

Rama për “Financial Times”: “Nacionalizmat e BE-së, problemi ynë!”

Kryeministri Rama iu bën thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor “të refuzojnë propozimet e fuqive të jashtme dhe të kenë besim në ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Shqipëria nuk do të heqë dorë kurrë nga Europa dhe nga BE-ja, cilado qoftë forma e Unionit në të ardhmen.

Duke folur për “Financial Times”, Rama shprehet se “pritja është shumë zhgënjyese”. Por, ndërsa Rusia, Kina e Turqia po i afrohen rajonit, Rama thotë “se pretendentë të tillë”, të cilët nuk i përmend, “janë të papërshtatshëm”.

Të tjerët mund të sjellin para’, investime ndoshta edhe havjar, por nuk do të jenë në gjendje të sjellin atë që ju nevojitet për të ndërtuar një vend të lirë funksional.

Vërejtjet vijnë në kohën kur Bosnje-Hercegovina po përballet me krizën më serioze politike që nga përfundimi i luftës civile, 25 vjet më parë, e shkaktuar nga një rritje e negociatave secesioniste nga lideri i linjës së ashpër të entitetit serb të Bosnjes. Rama deklarohet “i shqetësuar” për rritjen e nacionalizmit në Bosnje, por se nacionalizmi në BE tani është një pengesë më e madhe edhe për ambiciet e rajonit për t’u bashkuar me Bllokun 27-anëtarësh.

BE-ja nuk e ka marrë ende veten nga kriza e refugjatëve të vitit 2015, kur më shumë se një milion njerëz kërkuan azil në Europë, kryesisht duke i ikur luftës në Siria. Që atëherë, BE-ja është shtyrë nga frika dhe jo nga aspiratat e qeveritë, edhe pse nuk janë ekstremiste në vetvete, janë të ndikuara nga ekstremet. Kur Shqipëria filloi procesin e anëtarësimit, gati dy dekada më parë, çelësi ishte largimi nga nacionalizmi ballkanik, por sot, problemi ynë nuk janë nacionalizmat ballkanikë, janë nacionalizmat e BE-së. Ajo që po na pengon është ndikimi i nacionalizmave të BE-së në jetën politike të vendeve të rëndësishme të BE-së.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë kandidatë për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Kosova e Bosnja janë kandidate potenciale.

Rajoni ka probleme të mëdha me korrupsionin dhe përkushtimin ndaj shtetit të së drejtës, por siç lë të kuptohet Rama, “llogaritjet politike të anëtarëve të BE-së kanë luajtur gjithashtu rol në vonesat në 18 vitet që kur Blloku u zotua t’i lejonte të hynin pasi të kishin përmbushur kriteret”.

Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon bindjen se ne duhet të jemi atje. Ne i kemi konsumuar më parë të gjitha historitë e dashurisë dhe martesat.

Me këtë, kryeministri nënkupton për lidhjet me Rusinë dhe më pas me Kinën, lidhje që Shqipëria kishte në epokën komuniste.

Ne po kërkojmë martesë të re, jo të vjetrat. Por, sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë.