Aktualitet Politikë

Rama: Përgëzoj Top Channel për vetëpërmbajtjen, nuk drejtuat gishtin tek askush

Kryeministri Rama ka përgëzuar mbrëmjen e sotme në Top Story, përmbajtje e Top Channel dhe drejtuesve të këtij institucioni në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme.

Kreu i qeverisë u shpreh se Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin.

“Ky është një agresion kriminal që i shkon shumë një shprehje frustrimi. Nuk dua të jap opinione, madje dua të ju përgëzoj, në fakt Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin, për shkaqe të një sërë aktesh shumë kurajoze por edhe të dokumentuara kohët e fundit.”– tha Rama.

Kryeministri Edi Rama në “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala, duke bërë që situata të tensionohet.

Pas pyetjeve që gazetarja i bëri, Rama u shpreh se ajo nuk po e lejon të kthejë një përgjigje.

Klodiana Lala: Nuk po shkon tek thelbi i pyetjes që unë bëra.

Edi Rama: Në cilin thelb, që ti ke thënë katër fjali nuk po bëj lidhjen. Nëse juve më krijoni mundësinë. Më lini të flas!

Rama fillimisht u shpreh se me reagimet që ka pasur herë pas here për mediat, sidomos për epitetin “kazanë” e ka pasur para fitimit të zgjedhjeve dhe tashmë nuk e përdor më, por nuk ka ndryshuar mendim.

“Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave”, deklaroi kryeministri.