Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet Rajoni

Rama reagon për çështjen e reciprocitetit!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së krijuar mes Kosovës e Serbisë, me vendosjen e reciprocitetit për targat nga Prishtina zyrtare. Rama i jep të drejtë Kosovës, por sugjeron që të shmanget bumerangu i ngrirjes së konfliktit. Sipas tij Kosova duhet të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama në Twitter.