Rajoni

Ramush Haradinaj rizgjidhet në krye të AAK-së!

Ramush Haradinaj është zgjedhur sërish në krye të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai u zgjodh të dielën në Kuvendin e nëntë të AAK-së.

Lulëzim Blaka nga departamenti për informim dhe marrëdhënie me publikun në AAK tha në total ishin 528 delegatë që kanë marrë pjesë në votim, ku prej tyre 518 vota ishin pro, 2 kundër, 3 abstenime dhe 5 të pavlefshme.

“Gjithsej ishin 528 delegatë. 518 ishin pro, dy kundër tre abstenime dhe pesë të pavlefshme”, është shprehur Blaka.

Kujtojmë se Haradinaj qe i vetmi kandidat në garën për të parin e AAK-së.

Ndërkohë, po vazhdon numërimi i votave për këshillin e përgjithshëm të AAK-së.