Celebrities Showbiz

Reagimi i Donaldit kur dëgjon zërin e Beatrix na ngrohu zemrën…

Një javë më parë si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të ishte imun dhe nuk mund të nominohej dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Ky ndoshta ishte nominimi më i fortë që ka pasur ndonjëherë ky edicion. Të tre banorë shumë të fortë dhe të pëlqyer nga publiku.

Edhe pse publiku ishte shumë kurioz për të parë se si do të shkonte rrjedha e ngjarjeve, çdo gjë që të ndodhte do të ishte një surprizë. Fatkeqësisht ishte Beatrix Ramosaj ajo e cila u shpall e eliminuara e mbrëmjes së djeshme duke e lënë kështu përfundimisht lojën.

Thënë kjo, eliminimi i saj i ka lënë banorët të trishtuar dhe aq më tepër Donaldin, me të cilin kishte nisur një histori të bukur dashurie. Donaldi nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe shpesh herë ai ka qenë shumë i nervozuar. Këtë gjë e ka shfaqur dhe në një diskutim me banorët.

Prej disa ditësh tashmë që ajo nuk është më pjesë e shtëpisë, Donaldi sa vjen e ja ndien mungesën edhe më shumë. Së fundmi ai ka tërhequr vëmendjen me një veprim që kishte të bënte pikërisht me Beatrix.

Teksa qëndronte në oborr së bashku me banorët e tjerë, është vendosur një këngë e Trixës. Duke dëgjuar këngën dhe zërin e saj ai u duk mjaft i lumtur dhe po e ndjente në maksimum. Më pas ai është dëgjuar teksa thotë:

Sa më ka marrë malli…

Rikujtojmë se, pas disa ditësh larg vëmendjes mediatike, duke qëndruar pranë familjes dhe miqve, më në fund Beatrix Ramosaj erdhi me reagimin e shumëpritur, të parin pas daljes së saj nga “Big Brother VIP”. Me anë të një postimi në Instagram, Trixa ka postuar dy foto ku shfaqet në njërën vetëm e në tjetrën bashkë me Donaldin.