Health & Beauty Lifestyle

Rëndësia e monitorimit të lëvizjeve të foshnjës në barkun tuaj!

Gjatë shtatzënisë çdo grua përballet me frikëra dhe pasigurira. Frika është pjesë normale e çdo shtatzënie dhe shumë gra madje përballen me gjëra të papritura dhe ndonjëherë negative gjatë pritjës së ëmbël. Monitorimi i lëvizjeve të foshnjës në bark shoqërohet me një ulje të numrit të lindjeve të vdekura, kështu që nuk është çudi që shumë mjekë inkurajojnë nënat që lëvizjet e foshnjës t’i monitorojnë në bark nga java e 28-të e shtatzënisë.

Për të qenë e sigurt që bebja juaj është mirë në stomakun tuaj, kushtoni kujdes goditjeve që ata bëjnë. Si t’i numëroni lëvizjet e bebes në stomak? Janë të nevojshme mesatarisht 10 deri në 15 minuta, por është e mundshme që të vazhdohet edhe deri në dy orë.

Shtatzënat me peshë të madhe trupore mbase do e kenë pak më të vështirë për t’i dalluar goditjet. Është gjithashtu e rëndësishme të dini se lëvizjet e bebes nuk do të jenë aq të mprehta dhe të dukshme ndërsa shtatzënia përparon, sepse foshnja do të ketë gjithnjë e më pak hapësirë në stomak.

Ndërkaq, me siguri shumë herë keni dëgjuar nga gjyshet ose nënat tuaja që kur të djeg stomaku në shtatzëni, kjo tregon se bebi do të lindë me shumë flokë. Por a është kjo e vërtetë? Shtatzënia është periudha më e bukur e shumë grave mirëpo me të ndodhin edhe shumë ndryshime të cilat nuk janë gjithmonë të këndshme.

Njëra ndër to është edhe djegësira të cilën e ndiejnë një e treta e shtatzënave, për të cilën besojnë që është indikator që bebi do të jetë me shumë flokë. Shkencëtarët kanë vendosur që të verifikojnë këtë informacion dhe të konstatojnë a është e saktë.