Health & Beauty Lifestyle

Studim/Foshnjat mësojnë më shumë fjalë nga baballarët?!

Shumë prindër e presin me ankth momentin kur fëmija e tyre do të thotë fjalinë e parë. Amanda Jenner, autore dhe eksperte për fëmijë me mbi 20 vjet përvojë flet më tepër mbi këtë temë. Duke folur ekskluzivisht për “Fabulous” Amanda tha:

‘Mama’ dhe ‘Baba’ janë fjalët e para më të zakonshme, e radhës në listë është në fakt ‘bye bye’.

Ndërkaq, rezultatet e një hulumtimi të ri të bërë në Laboratorin e Antropologjisë Bashkëkohore të Universitetit të Fudanit në Kinë kanë treguar që bebet më së shumti mësojnë nga baballarët. Hulumtimin e ka udhëhequr Megan Zang. Sipas rezultateve, të dy prindërit kanë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e të folurit te fëmijët, mirëpo në sfera të ndryshme.

Shkencëtarët kanë studiuar lidhshmërinë midis dallimeve në të folur dhe linjave gjenetike të babait dhe nënës dhe kanë konstatuar që ekziston lidhje e fuqishme midis gjeneve të babait dhe karakteristikave leksikore midis gjeneve të nënës dhe karakteristikave foneme.

Duke pasur parasysh që ekziston lidhja e drejtpërdrejtë midis kromozomit Z të cilin e transmeton vetëm babai dhe variacioneve linguistike, kanë konstatuar që bebet më së shumti fjalë mësojnë nga baballarët. Megjithatë, duke pasur parasysh që më shumë kohë me beben kalon e ëma, fëmija trashëgon shqiptimin dhe tingullin.

Së fundmi shkencëtarët kanë nxjerrë në pah pesë faktorë që janë vendimtarë për zhvillimin e trurit të të porsalindurve gjatë vitit të parë të jetës. Këto janë ushqimi i mirë, një mjedis stimulues dhe i sigurt, kujdes cilësor, një ritëm i rregullt cirkadian dhe gjumë, sipas një studimi të Universitetit të Uashingtonit.

“Kur foshnjat i kanë këto pesë gjëra, zhvillimi i trurit, njohja dhe zhvillimi social-emocional i tyre përmirësohet,”-tha Joan Luby, profesor i psikiatrisë së fëmijëve. Në studimin e tyre, Lubi dhe kolegët ekzaminuan 232 të porsalindur dhe nënat e tyre, duke u fokusuar në faktorët pozitivë në mjedisin e tyre gjatë shtatzënisë dhe në vitin e parë të jetës së foshnjave. Ekipi zbuloi se fëmijët që kishin të pesë faktorët e rritjes, të quajtur edhe faktorë T, u zhvilluan në mënyrë të shëndetshme.