Aktualitet

Reshje dëbore mbi 800 m në Kukës/Rrugë të qarkullueshme!

I gjithë territori i Kukësit gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në lartësinë mbi 800 m ka patur dhe reshje bore. Prefekti i qarkut, Agron Geca tha për ATSH-në se “situata në qarkun e Kukësit është e qetë, ndërsa rrugët nacionale dhe ato bashkiake janë të qarkullueshme normalisht”.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjence. Furnizimi me energji elektrike dhe më ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e qarkut Kukës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i ndikimit të periferisë së presonit të ulët dhe i depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe relativisht të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu  me intensitet të ulët. Në Alpe dhe në relievet e larta malore nuk mungojnë reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve te shiut/dëborës. Era fryn me drejtim jugperëndim-juglindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/15
Re shi

Kukës
7/14
Re shi

Lezhë
10/16
Re shi

Dibër
5/12
Re shi

Durrës
12/18
Re shi

Tiranë
12/16
Re shi

Elbasan
10/16
Re shi

Berat
11/18
Re shi

Vlorë
8/17
Re shi

Korçë
6/14
Re shi

Gjirokastër
8/18
Re shi

Sarandë
13/20
Re shi