Sport

Kukësi ndëshkohet nga një ish, Partizani hedh hapin e sigurt drejt gjysmëfinales së Kupës!

Partizani pranë kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kampionët në fuqi të Superiores fituan me rezultat minimal ndaj Kukësit në transfertë në përballjen e parë çerekfinale, duke marrë një bonus në madh për takimin e kthimit, që do të zhvillohet në kryeqytet.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi një ish, si Gjelbrim Taipi, që nuk e pati të vështirë ta shtynte topin drejt rrjetës.

Sfida nisi me probleme për të kuqtë, pasi Xhuliano Skuka u largua nga fusha e lojës me barelë që në minutën e 19-të.

Partizani, gjithsesi, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 43-të, teksa Tedi Cara dhuroi një asist të pastër për Gjelbrim Tapin, me këtë të fundit që e kishte të lehtë me portën e boshatisur.

Në “Niko Dovana”, Teuta dhe Tirana barazuan 0-0 në ndeshjen e parë çerekfinale dhe kalimin për më tej do e mësojnë në përballjen e kthimit në kryeqytet, më 5 mars. Trajneri i ri i bardhebluve, Erbim Fagu debutoi kështu me barazim, teksa 36-vjeçari u zyrtarizua paraditen e kësaj të marte në stolin e 26-herë kampionëve të vendit.

Nesër në 13:30 luhen dy ndeshjet e radhës në Kupë. Vllaznia përballet me Erzenin në Rrogozhinë, ndërsa Laçi pret Egnatian.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:

Ndeshjet e para

E martë:

13:30 Kukësi 0-1 Partizani

17:00 Teuta 0-0 Tirana

E mërkurë, 13:30

Erzeni – Vllaznia

Laçi – Egnatia