Showbiz

Ricky Martin apo Kendall Jenner? Fotoja që vuri në mëdyshje fansat

Një llogari Instagrami e quajtur ’90s.coma’ ka publikuar pak orë më parë një foto të Ricky Martin në vitet ’80 dhe të gjithë e kanë ngatërruar me Kendall Jenner.

Në këtë foto këngëtari i famshëm shfaqet në vitet e para të adoleshencës me balluke dhe një palë syze dielli të cilat janë në modë edhe sot. Menjëherë kanë shpërthyer dhjetra komente ku ndjekësit theksojnë se ngjashmëria e tij me modelen e famshme është e frikshme.

Publikimi i kësaj fotoje kishte për qëllim kthimin në kohë për të kujtuar se si dukeshin personazhet e famshëm në rininë e tyre e megjithëse ky postim mori një kthesë tjetër, ishte vërtetë argëtuese dhe qesharake.