Lifestyle Love & Sex

Rikthimi me ish-in nuk është kaq i tmerrshëm, por kini parasysh këto këshilla!

Disa njerëz mendojnë se një lidhje që ka përfunduar nuk duhet të rinisë. Problemet, keqkuptimet e mosmarrëveshjet do të ndodhin përsëri. Mirëpo, ka disa të tjerë që besojnë në fuqinë e dashurisë, besojnë në falje, tolerancë dhe zgjedhin t’i japin një mundësi të dytë partnerit. Megjithatë, nëse jeni pjesë e këtij grupi, por ende keni disa dyshime brenda vetes, ne mund t’ju japin disa këshilla tepër të vlefshme.

Veproni ngadalë

Nëse riktheheni me ish-partnerin tuaj, veproni ngadalë. Lëreni marrëdhënien tuaj të rrjedhë vetë, pa e sforcuar atë. Nuk keni arsye të nguteni e të çoni lidhjen tuaj në stadin që ishte para ndarjes. Por, trajtojeni atë si diçka të re, të cilës duhet t’i jepni kohë, përkushtim e durim.

Trajtojeni si një lidhje të re

Jepini kësaj lidhje një shans të ri, jo një shans të dytë. Mos e trajtoni ish-partnerin tuaj si dikë që e njihni dhe ju njeh mirë. Nuk ka asgjë më të keqe se të jeni të mërzitshëm. Bëhuni interesant, madje dhe  të mistershëm. Përpiquni të ngjallni përsëri interesin e partnerit tuaj. Fundja, ajo ndarje ju ka ndryshuar dhe ju nuk jeni më i njejti.

Ndiqni intuitën

Ndiqni intuitën tuaj. Mos dëgjoni askënd që ju kujton arsyet e ndarjes. Mos dëgjoni askënd veç vetes suaj. Askush nuk e di më mirë se zemra juaj e askush nuk ju njeh më mirë se vetja juaj. Nëse intuita ju thotë që duhet t’i rijepni një shans kësaj marrëdhënieje, ju pa diskutim që duhet ta bëni.