Celebrities

Rita Ora feston sot 30-vjetorin e lindjes! Mamaja e saj e uron shqip!

Sot, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston 30-vjetorin e lindjes. E para që e ka uruar në rrjete sociale ishte nëna e saj, Vera Ora, e cila nuk kurseu një foto të vjetër të fëmijërisë së vajzës së saj.

Në foton e ëmbël të Ritës, mamaja e këngëtares shkruan: “Mami s’kishte asgjë kur u shpërngulëm në Mbretërinë e Bashkuar. S’mund të flisja gjuhën, kisha vetëm familjen time. Kualifikime për mjeke por jo punë! Pavarësisht çdo vështirësie me të cilën na përballi jeta, ne ia dolëm dhe ti shkëlqeve! Arrite të bëhesh shembulli i kaq shumë vajzave të tjera, duke i treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet me shumë punë dhe vendosmëri. Të dua dhe të uroj gëzuar ditëlindjen Rita Pita! Urime ditëlindjen nana!”– ka përfunduar ajo në shqip.

E nuk kishte si mamaja e Ritës të mos ndihej krenare me të, me aq suksese të arritura nga vajza e saj. Shumë urime edhe nga ne për krenarinë tonë, Ritën!