Showbiz

Rita Ora mes lotësh, 1 minutë heshtje për Avicii gjatë koncertit

Rita Ora nuk i mbajti dot lotët gjatë një koncerti në Hollandë ku performoi për herë të parë që pas vdekjes së Avicii, bashkëpunimin e tyre “Lonely Together”.

“Kjo është për ty Avicii” ,tha këngëtarja e përlotur teksa i kërkoi të gjithë publikut në stadium të mbanin 1 minutë heshtje për nder të artistit të madh i cili u nda nga jeta papritur në moshën 28-vjeçare.

Pak ditë më parë me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, këngëtarja me prejardhje shqiptare u shpreh se mbeti zemërthyer nga vdekja e mikut të saj dhe se bashkëpunimi i tyre “Lonely together” është projekti i fundit i realizuar nga Dj dhe producenti para se të ndahej nga jeta tragjikisht.