Showbiz

Rita Ora poston foto të ëmbël për ditëlindjen e së ëmës, fansat e urojnë shqip

Rita Ora ka postuar një foto të ëmbël të fëmijërisë së saj ku shfaqet duke qeshur së bashku me mamanë e saj, Vera.

Këngëtarja bukuroshe dhe e ëma shfaqen në një shtëpi tipike shqiptare të kohës së komunizmit dhe shumë nga fansat e saj shqiptarë janë mallëngjyer.

Kjo foto është postuar në formë urimi nga këngëtarja 27-vjeçare me rastin e ditëlindjes të mamasë së saj. “Gruas që më bëri kjo që jam sot. Mamushit! Gëzuar ditëlindjen dhe falemiderit që je frymëzimi dhe shoqja ime më e mirë “-ka shkruar këngëtarja në diçiturën e fotos.

Nga qindra urime të miqve dhe ndjekësve të saj ato që kanë rënë në sy janë komentet e fansave shqiptarë që kanë shprehur urimet e tyre për Vera Orën, në gjuhën e saj mëmë.