Showbiz

Robbie Williams bëhet baba për herë të katërt

Këngëtari i famshëm Robbie Williams ka ndarë një lajm shumë të bukur me publikun në ditën e Shën Valentinit.

Ai dhe bashkëshortja e tij Ayda Field kanë mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të 4-t, një vogëlush të ëmbël por me një emër të madh. Robbie dhe Ayda përkatësisht 46 dhe 40-vjeç u bënë prindër në mënyrë surrogate dhe djali quhet Beau Benedict Enthoven.

Po me anë të një nëne ka lindur edhe vajza e tyre Coco dhe tashmë ata theksuan se familja e tyre është kompletuar. Me anë të një postimi në Instagram Ayda ka shfaqur këmbët e të gjithë vogëlushëve të tyre duke përfshirë djalin e porsalindur.

“E dalloni dot ndryshimin? Këtë Shën Valentin ne festuam dashurinë në mënyrën më të mrekullueshme” -shkroi ajo.