Showbiz

Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij bëhen prindër në mënyrë surrogate

Këngëtari i famshëm Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij, Ayda Field kanë zbuluar një surprizë për të gjithë publikun.

Me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale, ajo ka rrëfyer se familjes së tyre i është shtuar një tjetër engjëll, e cila është vajzë.

Dyshja janë bërë prindër në mënyrë surrogate për shkak të një problemi shëndetësor që nuk e lejonte më Ayda-n të mbarte një fëmijë. Bashkëshortja e këngëtarit legjendar rrëfeu se ata do t’i jenë gjithmonë mirënjohës nënës surrogate për rrugëtimin e vështirë në mbartjen e fëmijës së tyre.

Në këtë foto bardhë e zi, shfaqen të gjithë duart e familjarëve si edhe ajo e vogëlushes e porsaardhur në jetë. Robbie dhe Ayda janë gjithashtu prindër të një djali e një vajze.