Showbiz

Robert Pattinson rezulton pozitiv me Koronavirus pak dit pas rinisjes së xhirimeve të Batman

Mësohet se aktori britanik Robert Pattinson pas testimeve ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Burime pranë tij kanë konfirmuar për “Vanity Fair” se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me virusin gjatë xhirimeve të serisë së re të “Batman”.

Xhirimet e filmit janë ndërprerë vetëm pak ditë pasi kishin rifilluar. I gjithë kasti është duke u testuar për Covid-19 dhe puna ka ndaluar sërish derisa të sigurohen që të testohen të gjithë dhe të dalin rezultatet.