Showbiz

Robert Pattinson zgjidhet Batmani i ri dhe askush nuk është i lumtur

Aktori i famshëm britanik Robert Pattinson mendohet se do të jetë protagonist në filmin më të ri të Batman, pikërisht në rolin kryesor të superheroit.

Fansat e këtij filmi kanë reaguar menjëherë ashtu si ata të “Game of Thrones” të cilët me anë të disa peticioneve online i kanë kërkuar “Warner Bros” që Robert Pattinson të largohet menjëherë nga kasti.

Sipas publikut do të ishte qesharake që një aktor i njohur për rolin e tij si vampir papritur ta shohësh në atë të superheroit. E njejta gjë vlen edhe për Ben Afflec i cili është konsideruar si i padenjë dhe aspak serioz për të marrë pjesë në serinë e re të Batman.