Film & Tv

Robin Wright vjen (edhe) si regjisore në filmin kushtuar natyrës “Land” – Kritikë

Bukuria e maleve të Albertës, Kanada është kanavaca e filmit debutues si regjisore nga ylli i “House of Cards” Robin Wright. “Land” ka për protagoniste Wright – Edee, një grua që do ti shpëtojë botës. Shumë prej nesh e thonë këtë por pak e bëjnë me të vërtetë. Në notat e “Into the Wild” (Regjisor Sean Pean, Protagonist Emile Hirsch), “Land” është historia e një gruaje të dërrmuar e cila zgjedh të braktisë çdo lidhje me botën dhe të jetojë e vetme në mal – edhe pse tingëllon romantike – NUK DUHET TË JESH MAJË MALIT PA TELEFON OSE MAKINË, është sugjerimi i atij që e lë aty por Edee është e vendosur.

“Nuk po funksionon” – angështima që ajo lëshon ndërsa përballet me kujtimet e saj në kokë, si për të në treguar se asgjë nuk mund ta ndihmojë dhimbjen e saj të madhe, mundimin e saj për t’u shkëputur nga jeta e mëparshme. Një jetë e cila e bën të tashmen e saj të pajetueshme, dhe që ikja në natyrë nuk është aq aventurë saç është flirtimi i saj me vdekjen. Gjërat marrin drejtim tjetër kur e gjetur nga një malësor (Miguel) ajo rikthehet sërish në jetë. Interpretuar nga Demian Bichir, një aktor me një shikim nga më të trishtët e aktorëve që luajnë nëpër filma në ditët tona, Miguel e ndihmon Edee pa ndonjë qëllim –

-Pse po më ndihmon, e pyet Edee
-Më dole në shteg…

Ndërsa njihen, Miguel e kupton arrogancën dhe egocetrizmin e Edee-t, vajtimi i saj për fatkeqsitë e jetës e ka kthyer në vetë-shkatërruese, por siç ai i thotë, ka forma më të mira për të vdekur, sesa të vdesësh urie.

Vetëm dikush që nuk e ka provuar urinë, mendon se mund të vdesësh lehtë urie.

E ndërsa ai përgatit Edeen për jetesën në mal (si të gjuajë peshk, apo gjah, si të presë dru, përballojë dimrin e tj) i tregon edhe për humbjet e tij në jetë, të ngjashme me të sajat.. si për t’i dhënë rrugë një lloj pajtimit të personazhit kryesor me fatin e saj. A është e mundur kjo?


A është e mundur që një nënë që ka humbur gjithçka të fillojë nga e para? Përpjekja e Wright është ambicioze – në lokacion, në ato kushte atmosferike, ajo është koshiente që filmi është i “vogël” njësoj si ato libërthat e lexuar rrëmbimthi në tren, por që i kujton gjithmonë, dhe i rri besnike atij, duke e bërë në thelb një film të fortë.

Fillimi i mbarë është gjysma e punës, ndaj për një aktore e cila sapo ka nisur rrugën e saj mbas kamerave, “Land” quhet patjetër një sukses!