Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Romeo e bën lojën e tij me veten e vet”/Ols Abazi për BBV: “Luftëtarët do të luftojnë, të zgjuarit do të fillojnë me strategjitë”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Të ftuar në emisionin e sotëm në “Big Brother Radio” kanë qenë Ols Abazi dhe Monika Lubonja për të diskutuar më shumë rreth ngjarjeve të fundit të ndodhura brenda shtëpisë së BBV.

Si e komenton Olsi lojën e Romeos brenda në Big Brother?

Romeo e bën lojën e tij me veten e vet dhe ndonjëherë e mbingarkon lojën me veten e vet. Ndoshta ai e bën se nuk ka besim tek vetvetja.

Me anë të një pyetjeje në Instagram Story në profilin e Top Albania Radio u ngrit pyetja se ‘Cili banor është i preferuari juaj në këtë pikë të lojës?’. U vu re se asnjë përgjigje nuk ishte e njëjtë dhe njerëzit kishin opinione mjaft të ndryshme. Cili është mendimi i Olsit për këtë rast?

Big Brother, edhe 1 edhe 2, i bëri njerëzve të kuptojnë se atje brenda e bëjnë lojën ato që kanë besim në vetvete. Njerëz që kanë forcë. Që kanë edhe forcë argumentimi, edhe logjike. Gjithësecili prej atyre e ka. Dikush më shumë e dikush më pak. Kush përgatitet për të hyrë atje brenda e di dhe e pyet veten tanimë ‘E bëj unë dot këtë apo jo?’.

Si pritet të vazhdojë loja brenda shtëpisë?

Është pikërisht ky momenti që luftëtarët do fillojnë të luftojnë dhe të zgjuarit do të fillojnë tregojnë se çfarë strategjish do të ndjekin, sepse në këtë moment Big Brother ka zgjedhur të bëj ndarjen e lojës. Të zgjedhë të marrë 3 lojëtarë dhe t’i thotë publikut ‘Urdhëro, ja ku i keni këto të tre’ dhe të lërë fushën e hapur për të tjerët. Këto të tjerët që janë në fushë të hapur duhet të kuptojnë dhe tani duhet të rindërtojnë komplet strategjitë e tyre. Në këtë moment loja zerohet dhe në këtë moment dhe loja fillon.