Showbiz

Ronela Hajati sqaron fansat…

Gjatë ditëve të fundit Ronela Hajata ka pushtuar kryeartikujt e mediave rozë dhe shkak është bërë videoklipi i saj ri.

Në rrjetet sociale nisën të qarkullonin disa fotografi ku shiheshin disa njerëz të veshur komplet me të zeza, ku sipas raportimeve kanë krijuar panik tek njerëzit që i kanë parë nga afër. Madje disa portale online raporotjnë se ndaj këngëtares është ngritur një padi.

Shumica e mediave kanë kritikuar këngëtaren kështu që Ronela ka vendosur të reagojë për këtë panik që është krijuar.

“Mos krijoni drama kot…gjithsesi i kërkoj ndjesë çdo njeriu që mund të jetë friksuar nga keqinterpretimet e mediave…. është një këngë e re që ende nuk është publikuar me motive orienti ndaj i jemi përshtatur…se kuptoj si mund të keqkuptoni një realizim simulativ që jam e bindur që kur të publikohet do të qartësohen shumë gjëra që s’kanë as lidhjen më të vogël me të keqen”.