Showbiz

Rrëfehet për herë të parë gruaja që u abuzua seksualisht nga Kenneth Petty, bashkëshorti i Nicki Minaj!

Jennifer Hough, gruaja e cila akuzoi bashkëshortin e reperes Nicki Minaj, Kenneth Petty, për përdhunim në vitin 1994, foli kundër çiftit në një intervistë të fundit ditën e djeshme. Hough ngriti një padi në muajin gusht kundër Minaj dhe Petty, duke akuzuar çiftin për kërcënim, shqetësime emocionale, sulm dhe ngacmim seksual.

Ajo pretendoi se Petty e frikësoi dhe ngacmoi, ndërsa tha se edhe artistja bëri të njëjtën gjë. Minaj gjithashtu e kërcënoi atë në mënyrë që të tërhiqte kërkesën e saj se i pandehuri Petty e dhunoi atë. Për intervistën e saj të parë televizive para kamerave, Hough dhe avokati i saj, Tyrone A. Blackburn, në “The Real” kujtuan me detaje atë që i ndodhi më 16 Shtator 1994, kur Hough dhe Petty ishin të dy 16 vjeç dhe jetonin në Queens, në New York.

Ajo u tha prezantuesve në emisionin “The Real” se u ndesh me Petty-n gjatë rrugës kur po shkonte për në shkollë, kur ai më vonë e kapi nga xhaketa, i vuri diçka pas shpine, e cila në atë kohë ajo mendonte se ishte një armë, por në seancën e 13 Gushtit u sqarua se ishte një thikë dhe e çoi në një shtëpi ku dhe e përdhunoi. Ajo u shpreh lidhur me ngjarjen:

Jam lodhur nga frika.

Kenneth u arrestua atë ditë për përdhunim të shkallës së parë dhe më vonë u deklarua fajtor për tentativë përdhunimi. Ai u dënua me 18 deri në 54 muaj burgim. Sipas seancës së 13 Gushtit, paditësja nuk ka punuar që nga maji i vitit 2020 për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, ngacmimeve dhe kërcënimeve nga të pandehurit, Minaj dhe Petty dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ajo aktualisht po jeton e izoluar nga frika e hakmarrjes.

43-vjeçari u deklarua fajtor gjatë një seance virtuale dhe tani përballet me një maksimum prej 10 vitesh burg me një lirim të mbikëqyrur gjatë gjithë jetës. Dënimi raportohet se do të vendoset më 24 Janar 2022.