Health & Beauty

Rrezikoni shëndetin, çfarë duhet të dini për kutitë e kartonit që mbajnë vezët!

Kartoni i cili mban vezët nuk duhet mbajtur pasi vezët janë hequr prej saj. Ekspertët e ushqimit theksojnë që këto kuti nuk duhet t’i ripërdorni. Kutitë e kartonit apo kutitë për vezë duhen hedhur pas përdorimit të parë, thekson Instituti Slloven i Shëndetit Publik. Paketimet për vezë janë bërë nga kartoni dhe aty qëndron esenca e problemit. Është një material i cili nuk mund të pastrohet, as të lahet dhe prandaj shpesh është i kontaminuar me baktere.

Gjithashtu, gjithmonë lani duart pas përdorimit të vezëve dhe ambalazhit. Shmangni vendosjen e vezëve ose paketimit të vezëve në sipërfaqe të pastra pune. Kur i thyeni, sigurohuni që përmbajtja e vezëve të mos bie në kontakt me sipërfaqen e jashtme të lëvozhgës. Të gjitha enët dhe sipërfaqet e punës që kanë qenë në kontakt me vezët ose paketimin e vezëve duhet të pastrohen tërësisht. Hidheni menjëherë paketimin bosh dhe mos e ripërdorni.

Ndërkaq, ka shumë mënyra se si mund t’i përfshini vezët në vaktet tuaja. Vezët janë një prej burimeve më të pasura të një nutricienti të caktuar të quajtur kolinë. Përgatitja e një veze të zier është një nga ato teknika që është jashtëzakonisht e thjeshtë. Kur përgatitni vezë të ziera, a pyesni shpesh nëse duhet t’i hidhni kripë ujit në të cilin do t’i gatuani ato? Zierja e një veze në ujë të kripur e përshpejton këtë proces. Kripa jo vetëm që e shpejton vlimin e ujit, por sapo të vlojë, është më e nxehtë se sa do të ishte nëse nuk do të ishte kriposur.