Celebrities Gossip Showbiz

“Rrinte gjithë kohës me Donaldin”, Tan Brama habit me deklaratën për Egzonën!

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet më të ndjekura, që me episodin e tretë të Post Big Brother shënoi mbylljen e një rrugëtimi të gjatë magjik. Ish-banorët e “BBV” fituan një vëmendje të jashtëzakonshme dhe sot ata janë në qendër të vëmendjes mediatike. Ende ish- yjet vazhdojnë të marrin pjesë në emisione dhe të prodhojnë lajme.

Siç ka ndodhur dhe së fundmi me Tan Bramën, një banor që për hir të së vërtetës qëndroi shumë pak javë, por gjithsesi arriti të tërheqë vëmendje. Në një intervistë të dhënë për ‘Ftesë në 5’, ai na ka habitur me një deklaratë për Egzonën, një tjetër ish- banore e cila në fakt nuk është se nuk u përfol për afrimitetin e saj me Donaldin pas daljes së Trixa-s nga shtëpia.

Koreografi u shpreh se Egzona ju ‘jep Donaldit këmba-këmbës’ .

Egzona erdhi nga jashtë sikur s’kishte ndodhur asgjë dhe iu qep Donaldit këmba-këmbës. I bënte përshtypje atij, rrinte gjithë kohës me Donaldin e gjithë kjo shoqëri pas ikjes së Triksës?  Ngjarja me Triksën ndodhi tre ditë pasi në Prime u trajtua që Egzona është futur në mes të tyre, prandaj ishte ai reagim. 

Dy nga ish-banorët më të komentuar ishin pikërisht finalisti Donald Veshaj dhe këngëtarja Semi Jaupaj, të cilët në fillim të këtij rrugëtimi ishin nga më të përfolurit për raportin e tyre.

Edhe pse në fillim dyshja ishte shumë e afërt, pas lidhjes që Donaldi krijoi me Beatrix, duket se përkrahja e Semit për Donaldin mbaroi. Ndërkohë, në episodin e tretë të Post Big Brother, Semi foli më tepër për këtë raport. Fillimisht ajo tregoi se çfarë do të bënte ndryshe në marrëdhënien e saj me Donaldin.