Bota

Rriten ndjeshëm dënimet me vdekje në Iran! Të paktën 834 ekzekutime, ekspertët: Bëhet për të ngjallur frikën shoqërore

Ekzekutimet në Iran janë rritur për të dytin vit radhazi në të paktën 834, shumica preh tyre ishin varje por të padokumentuara plotësisht.

Shifrat u bënë të ditura nga të Drejtat e Njeriut të Iranit (IHR) me bazë në Norvegji dhe Bashkë kundër dënimit me vdekje (ECPM) të Francë.

Sipas tyre autoritetet iraniane po e përdornin dënimin me vdekje për të “ngjallur frikën shoqërore”, por këto vendime janë shoqëruar nga protesta masive.

Protestat u nxitën nga vdekja e kurdo-iranianes Mahsa Amini në paraburgim policor në vitin 2022, për shkak të vendosjes së gabuar të shamisë.

Të paktën tetë protestues u ekzekutuan vitin e kaluar, shumica dërrmuese e ekzekutimeve thuhet se bazoheshin në akuza të lidhura me drogën (56%) dhe akuza për vrasje (34%), sipas BBC.

Raporti njoftoi se autoritetet iraniane përdorën dënimin me vdekje si “një mjet shtypjeje politike”, duke identifikuar një korrelacion midis numrit të ekzekutimeve dhe ngjarjeve politike.

Dr. Sanam Vakil nga grupi i ekspertëve shumica e rasteve të ekzekutimit u mbështetën në “prova të pakta dhe zero proces të rregullt.

Numri i ekzekutimeve të kryera në vitin 2023 ishte rreth 40% më i lartë se shifra e raportuar e vitit të kaluar prej 582, dhe e dyta më e larta që nga fillimi i regjistrimeve 16 vjet më parë.

Ato përfshinin të paktën 471 persona të ekzekutuar për akuza të lidhura me drogën, më shumë se 18 herë më e lartë se shifra e vitit 2020.

Ekzekutimet e tjera të identifikuara në raport bazoheshin në akuzat në lidhje korrupsion, blasfemi, tradhti bashkëshortore, etj.