Bota Lajmet e fundit

Rriten tensionet, NATO përgatitet të shtojë trupat në lindje!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi unitetin e aleancës së mbrojtjes përballë agresionit të mundshëm rus kundër Ukrainës.

“Të gjithë aleatët e NATO-s e kanë bërë të qartë disa herë se do të reagojmë nëse Rusia kryen veprime agresive kundër Ukrainës edhe një herë”, tha Stoltenberg në një deklaratë të transmetuar nga CNN.

“Ne jemi të gatshëm të vendosim sanksione dhe, natyrisht, po mendojmë për rritjen e numrit të trupave të NATO-s të dislokuara në pjesën lindore të aleancës.

Në të njëjtën kohë, ne e ftuam Rusinë në një seri takimesh për t’u ulur dhe për t’u përpjekur të gjejmë një zgjidhje politike”, shtoi ai.“Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të koordinuar të gjithë aleatët e NATO-s në përgjigjen tonë ndaj veprimeve agresive të Rusisë kundër Ukrainës”, tha ai.

Presidenti amerikan Joe Biden tdeklaroi një ditë më parë se ia kishte bërë “absolutisht të qartë” presidentit rus, Vladimir Putin se “Nëse ndonjë njësi ruse kalon kufirin ukrainas, llogaritet si një pushtim”. Rusia tashmë ka dërguar mbi 100 mijë trupa në kufirin me shtetin e Ukrainës.