Bota

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Izrael, 100 të vdekur dhe 900 të plagosur! Hamasi merr civilë dhe ushtarë peng

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Izrael që nga sulmi i befasishëm i grupit militant Hamas nga toka, deti dhe ajri nga Gaza që nisi prej mëngjesit. Më shumë se 900 njerëz janë të plagosur, citojnë mediat izraelite burime nga spitalet të cilat janë në gatishmëri.

Në të njëjtën kohë, luftimet dhe bombardimet izraelite vazhdojnë. Numri i të vdekurve në Gaza është 198 të vdekur dhe të paktën 1600 të plagosur, duke përfshirë të paktën njëzet milicë. Spitalet në Rripin Palestinez janë gjithashtu në gatishmëri përballë sulmeve të vazhdueshme nga Izraeli, i cili e ka quajtur operacionin e tij ushtarak hakmarrës “Shpatat e Hekurta”.

Jemi në luftë!’ Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmit të paprecendentë nga toka dhe nga ajri, që grupi palestinez i Hamasit, që kontrollojnë Rripin e Gazës ndërmori prej mëngjesit të së shtunës, (ora 07:00 e 7 tetorit 2023)

Deklarata u e kryeministrit Netanyahu u bë në një fjalim televiziv.

Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, që e kapi befasisht. Përveç mijërave raketave të lëshuara nga Gaza për herë të parë njerëz të armatosur të Hamasit me makina, motorë dhe deltaplan arritën të kalojnë kufirin e fortifikuar që ishte ndërtuar nga Izraeli dhe rrethonte Rripin e Gazës. Në atë zonë në rrethana normale nuk ishte e mundur që palestinezët e Gazës të bënin një hap, por të gjitha skemat e mbrojtjes izraelite – të cilat ishin të fortifikuara prej 2007 – u shembën.

Ende nuk është e qartë si skuadrat kanë arritur të kalojnë kurifin por militantët e Hamasit hynë në 21 lokacione brenda në Izrael dhe vranë e shkaktuan terror mes civilëve.

Deri më tani raportohet për 100 të vdekur dhe 900 të plagosur dhe dhjetëra persona të marrë peng