Sport

Rusia mposht Finlandën, Miranchuk bën krenar rusët!

Pas disfatës me Belgjikën, Rusia ka marrë tre pikët tejet të rëndësishme për fazën e grupeve në “Euro 2020”. Në stadiumin e “Petersburgut” të besuarit e Cherchesov mposhtën minimalisht 0-1 Finlandën, që në ndeshjen e parë kishte marrë fitore kundër Danimarkës.

Ndeshja nisi me dinamizëm që në minutën e 5, por goli i realizuar nga Pohjanpalo për Finlandë u anulua për pozicion jashtë loje më VAR. Episodi zgjoi Rusinë, që minutë pas minute rriti ritmin dhe para se t’i drejtohej dhomave të zhveshjes realizoi golin vendimtar me Miranchuk.

Aktualisht Rusia renditet e dytë me 3 pikë në grupin B, po aq pikë sa Finlanda e vendit të tretë dhe po aq sa Belgjika, por kjo e fundit ende nuk është përballur me Danimarkën.