Bota

Rusia nisi sulmet, Kievi vendos sërish shtetrrethimin!

Administrata rajonale ushtarake e Kievit ka njoftuar se do të vendoset një shtetrrethimi në territorin e rajonit, i cili do të funksionojë çdo ditë nga ora 23:00 deri në orën 5 të mëngjesit. Orari do të jetë gjashtë ditë dhe do të zgjasë nga 26 qershori deri më 3 korrik.

Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake.

New York Times njoftoi se në këto sulme u përdorën më shumë se 40 raketa, të cilat sipas gazetës u lëshuan nga hapësira ajrore bjelloruse vetëm disa orë përpara një takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin me atë bjellorus Aleksandr G. Lukashenko në Shën Petersburg.

Nuk ka ende informacione për viktima të mundshëm si pasojë e këtyre sulmeve. Ndërkohë trupat ukrainase njoftuan se po tërhiqen nga qyteti lindor i Sievierodonetskut pas disa javë luftimesh të ashpra me forcat ruse.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut Serhiy Haidai tha se trupat kishin marrë urdhër për t’u zhvendosur në pozicione të reja. Ukraina tha se forcat ruse kishin pushtuar plotësisht qytetin fqinj Lysychanskun që gjithashtu shtrihet në rajonin lindor të Luhanskut. Moska pretendoi se ka rrethuar rreth 2,000 trupa ukrainase në këtë zonë.

Gjasat janë që Kremlini të marrë kontrollin e plotë të provincës Luhansk, një nga objektivat e shpallura të Moskës. Për të stabilizuar situatën në Luhansk, Ukrainës i duhet armë i tha gjenerali më i lartë ukrainas, homologut të tij amerikan të premten.