Celebrities Ndryshe

Sa dakord është deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula me marrëveshjen e re të arritur mes Shqipërisë dhe Italisë?!

Sot i ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Ai ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm nga profesioni i tij por edhe nga jeta personale dhe sigurisht politika pra një intervistë ndryshe. Duke marrë parasysh edhe situatën me të cilën po përballet Partia Demokratike tani së fundmi, a mendon deputeti se po shkatërrohet PD? Po në lidhje me marrëveshjen e fundit të Shqipërisë dhe Italisë, nëse do t’i bindë transparenca që mund të bëjë Kryeministri sa i përket kësaj marrëveshjes me Melonin do ta pranojnë më në fund këtë marrëveshje?

Në mënyrë parimore dhe konceptuale unë nuk mund të pranoj personalisht që bashkëqytetarët dhe bashkëatdhetarët e mi që janë emigrantë të rrinë nëpër çadra në Francë për të ikur në Angli. Mijëra në çdo vend dhe ikin të gjithë të rinjtë, të rejat, të afërmit tanë dhe braktisen fshatrat dhe unë të them tani që duhet të vijnë të tjerët. Dakord jam sepse ka humanizëm por janë shumë faktorë që duhen marrë në konsideratë. 

Më tej gjatë diskutimit ai shtoi se:

Problemi është që shqiptarët kanë një defekt jashtëzakonisht të madh në momentit përpara se të marrin pushtetin, kushdo edhe dje Berisha dhe të tjerët. Fatëkeqësisht politika në Shqipëri nuk ka ardhur asnjëherë drejt përmirësimit ka ardhur drejt degradimit.