Celebrities Gossip Showbiz

Sa misterioze kjo vajzë, Rihanna fotografohet rrugëve me unazë fejese!

Së fundmi këngëtarja e njohur Rihanna ka nxitur dyshimet se mund të jetë fejuar me partnerin e saj, A$AP Rocky. Aludimet nisën pasi këngëtarja u fotografua teksa ishte duke bërë pazar në Los Angeles. Ajo çfarë binte në sy tek artistja e cila është në një pritje të ëmbël ishte unaza në dorën e majtë.

Një burim i afërt me Rihanna tregoi në janar për ‘HollywoodLife’ se një propozim është pothuajse afër.

Rocky ka një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen e Rihanna-s dhe është vetëm çështje kohe para se t’i propozojë. Ai mendon se ajo është personi i përsosur dhe nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e duan.

Rikujtojmë se dyshja filloi të takoheshin më 29 janar 2020 pas ndarje së Rihanna-s nga miliarderi Hsassan Jameel. Çifti zbuloi më 31 janar 2022 se janë në pritje të një fëmije së bashku. Shpeshherë Rihanna është parë në publik e veshur me veshje tepër të guximshme dhe për këtë është komentuar pozitivisht por ka marrë edhe kritika të shumta. Por mesa duket artistja i ka shumë të qarta qëllimet e saj dhe së fundmi ka shprehur për “Bustle” se:

Unë personalisht kam thënë se nuk do të blej kurrë rroba për shtatzëni. Unë nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose të bëj çfarëdo që njerëzit më thanë të bëja më parë. Stili im i shtatzënisë është më “rebel”. Kur shihja se si gratë visheshin gjatë shtatzënisë së tyre në të kaluarën, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme për t’u veshur ndryshe. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua. Këtu bëhem kreative. Këtu jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë.