Celebrities Gossip Showbiz

Sa romantike! Armina dhe Shkëlzeni festojnë përvjetorin dhe fjalët e blogeres për të na emocionuan vërtet shumë…

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish- kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre. Mirëpo, dukeqenëse sot është një ditë shumë e veçantë për çiftin pasi festojnë përvjetorin e tyre, Armina e “ka bërë zemrën gur” duke na treguar disa nga momentet më të bukura të tyre përgjatë viteve.

Jo vetëm kaq, por fjalët që blogerja i ka dedikuar partnerit të tij janë me të vërtetë emocionuese.

Si sot para 6 viteve ti më propozove spontanisht në vendin tonë, Liqeni Komo dhe është 3 vjetori i fejesës tonë zyrtare. Dhe çdo vit ne bëmë premtimin se do të kemi vendin tonë për t’u treguar fëmijëve “si stoli mamit dhe babit” sepse është vendi ku shkuam në udhëtimin tonë të parë. Kemi kaq shumë vite bashkë të mbushura me kujtime të bukura. Falenderuese që më ke bërë të ndihem kaq speciale me shpirtin tënd romantik. Gjithashtu faleminderit për shakatë e tua idiote që i dashuroj.

Armina Mevlani është një ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Blogerja shpesh na tregon në rrjete sociale se merret me aktivitet sportiv për të mbajtur trupin në formë.

Në një ‘Ask’ të bërë para pak kohësh në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur Arminën se përse nuk nuk ka bërë të pasmet ndërhyrje estetike që të duket si Georgina (e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo me të cilën e krahasojnë shpeshherë për ngjashmërinë mes tyre.) Blogerja bukuroshe u përgjigj duke dhënë jo vetëm një, por katër arsye se përse nuk dëshiron të bëjë ndërhyrje në trupin e saj.

Ndërkohë, kujtojmë se u përfol se mes Arminës dhe djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzenit gjërat kishin marrë fund, pasi në video-t e ditëlindjes së saj, ai nuk u pa askund. Më vonë, blogerja mohoi zërat për ndarjen e tyre, duke treguar se janë më të lumtur se kurrë.