Celebrities Gossip Showbiz

Sa shumë emocione! Majk surprizohet nga i biri në mes të emisionit

Majk vazhdimisht publikon të birin e tij, Roan në Instagram duke treguar që kalon mjaft kohë me të. Së fundmi, reperi ka marrë një surprizë mjaft emocionuese në mes të një emisioni ku ai ishte i ftuar. Gjatë intervistës, djali i tij e ka surprizuar duke u shfaqur në studio.

Teksa Majk ka treguar për marrëdhënien që ka me djalin dhe si ndihet si një baba i ri në moshë.

Është ndjenjë e veçantë lidhja babë e birë, e se di është hala fillimi edhe mundona me qenë shumë i përkushtuar ndaj tij. Mundona me ja plotësu çdo dëshirë, po nganjëherë them mos po bëjë gabim, marrë këshilla edhe prej babës tem, po Roani është shumë i dashtun. Fëmijë i urtë.

Ndërkohë Majk, po shijon suksesin e këngës më të re që ka lançuar së fundmi në bashkëpunim me Ledri Vulën, e cila numëron 2.9 milion klikime vetëm 5 ditë pas publikimit.

“Marr” është gjithashtu, pjesë e Top List në “Top Awards”, ku nëse është preferenca juaj mund të zgjidhni ta votoni dhe ta shihni në krye të klasifikimi.

12/06/2021